80-Vjetori i Çlirimit
Kurveleshi, Kuçi dhe Labëria festojnë me madhështi, 80 Vjetorin e Çlirimit!
Me nismën e pleqësive të Nj. Administrative të Kuçit, Kurveleshit e fshatrave tê Lumit të Vlorës dhe me mbështetje të dy Prefekturave Vlorê e Gjirokastër, u festua tek Buronjat e Kuçe, 80 Vjetori i Çlirimit nga okupatorët nazi – fashistë e bashkëpuntorët e tyre.
Nga rruga – unaza malore, magji e Labërisë dhe ajo e lumit të Vlorês, investime të qeverisë Rama, për Festën e Lirisë kishin bujtur edhe bijtë e bijat e zonës nga SHBA, Europa e cepat më tê largët tē botës.
Shumë folës, përfaqësues të shoqatave tê Veteranëve e Dëshmorêve, Labëria, të Institucioneve akademike e shkencore evidentuan me krenari të ligjshme shpirtin liridashës, luftën e paepur në shekuj, gjakun e derdhur për Liri tê lebërve.
Në emër té Kryeministrit, sekretari i përgjthshëm i P. S. Blendi Klosi, evokoi amanetin e të parëve, punët e kryera në mbajtjen e premtimeve si dhe rêndësinë qê qeveria shqiptare i kushton Festimeve tē 80 – Vjetorit të Çlirimit.
Festën e Çlirimit e përshëndeti dhe Prefekti i Qarkut Vlorê Vangjel Tavo. Festa vijoi ashtu siç dinë të tundin dhené e të shkulin malet Lebërit, me këngët e vallet e traditës.