Njoftohen të gjithë qytetarët e Qarkut Gjirokastër se në bazë të nenit 18, të ligjit Nr. 10/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr. 9948/2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” (i ndryshuar)”, Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë mbi tokën Bujqësore, pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër ka përfunduar veprimtarinë për verifikimin e titujve të pronësisë më datë 31.12.2019.Nga ana jonë është marrë në dorëzim i gjithë dokumentacioni i KVVTP dhe është arkivuar pranë arkivës së institucionit tonë sipas ligjit të arkivave.