Viti i ri akademik 2022-2023
Viti akademik 2022 – 2023, vit i sfidës së tregut universitar dhe i ndërkombëtarizimit!
Prfekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote ishte pjesë e ditës së çeljes së vitit të ri akademik në Universitetin “Eq’rem Çabej”.
Në fjalën përshëndetëse, prefekti Kote theksoi mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Arsimit e Sportit si dhe të gjithë pushtetit vendor e Drejtorive rajonale.
Prefekti Kote theksoi se viti akademik 2022 – 2023 është viti i sfidës së hapur të konkurencës në tregun universitar jo vetēm brenda vendit por dhe në Rajon dhe si tillë kërkon më shumē guxim intelektual, kërkim shkencor e organizim vizionar.
Rektori prof. Bektash Mema, studentë, prindër e pedagogë theksuan nevojën e rritjes së cilësisë së mēsimdhënies, tē ballafaqimit krahasues me universitetet më të përparuara europiane.