Lavdi përjetë heronjve e dëshmorëve të Atdheut!
Prefekti i Qarkut Odise Kote, Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi, sekretari i Komitetit të LANÇ- it Veli Myftari, kryetari i familjeve tē veteranëve të Shqipërisē Gjergji Velo, kryetari i veteranëve të Gjirokastrës Shkëlqim Guçe, i shoqatës Lunxhëria Lame Qirko, dhjetra e qindra veteranë, intelektualë, banorë të Lunxhërisë përkujtuan e nderuan 79 – vjetorin e themelimit batalionin partizan MISTO MAME.
Nderimi për gjakun e të rënëve, nderimi për historinë e lavdishme të formacioneve të ushtrisë Nac – Çlirimtare dhe transmetimi brez pas brezi i amanetit dhe mesazheve të aspiratës për liri e demokraci, ishin dhe fjalët plot emocion të folësve të kësaj feste të bukur.
Në këtë përkujtimore emocionuese u shpërndanë edhe dokumentet e pasardhësve të familjeve të veteranëve të luftës antifashiste Nac – Çlirimtare.