Dita e Tokës!
Dita e Tokës na bashkoi të gjithëve sot në aktivitete promovuese në mbrojtje të natyrës e mjedisit dhe aksionin e pastrimit.
Lumë i pastër, tokë e pastër, pyll e lëndinë e pastër, rrugicë, lagje e qytet i pastër – oksigjen e mushkri të pastëra për shëndetin e të gjithëve, për fëmijët tanë, për jetën dhe brezat!
Aksion Pastrimi dhe mbjellje pemësh e lulesh në shtatë Bashkitë e Qarkut Gjirokastër!
Falendenderim dhe Mirënjohje për të gjithë Bashkitë, Drejtuesit e Ndërmarjeve e Institucioneve, por mbi të gjitha për Njerëzit e punëve të përditshme, të palodhurit, fjalēpakët, të përkushtuarit me vetmohim!
Mirënjohje, falenderim e nderim për ata dhjetra e qindra nxënës e mësues që u angazhuan në aktivitetet promovuese, në mbjelljen e luleve dhe mesazhet me “kripë” në dashurinë për Natyrën, Tokën, Jetën!
SëBashku e bëjmë jetën dhe tokën të pastër!