Shërbim me përulësi dhe përkushtim për çdo qytetar!
Prefekti i qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE në analizën vjetore të dy Degëve Territoriale, Drejtorisë Rajonale të Punësimit dhe Drejtorisë Rajonale të Formimit Professional pasi ka vlerësuar arritjet e vitit 2021, ka kërkuar nga drejtuesit dhe stafet e tyre ritëm më të lartë pune, komunikim njerëzor e profesional, raporte e marrëdhënie bashkëpunimi me të gjithë Bizneset, Degët Territoriale e Njësitë e Vetqeverisjes vendore me synim: Krijimin e shanseve dhe mundësive, infrastrukturë e logjistikë kreative në nxitjen e punësimit për punëkërkuesit, e sidomos të rrinjtë.
Prefekti i qarkut z. Odise Kote dhe Drejtore e Përgjithshme e Punësimit zj. Edlira Demiri vlerësuan pozitivisht vizionin, përvojën dhe traditën e krijuar nga dy Drejtoritë Rajonale të Qarkut Gjirokastër, raportin dhe mardhënien e tyre me bizneset në promovimin e kualifikimit professional, shkëmbimin e informacionit dhe mirëkuptimin në çeljen e vendeve të reja të punës. Kjo marrdhënie e shëndetshme dhe komunikimi njerëzor e professional u vlerësuan edhe si baza e suksesit, njëherësh edhe treguesi më domethënës i performancës së punës.
Cilësia e dhënies së shërbimeve dhe përkushtimi ndaj pritshmërive të punëkërkuesve është dhe mbetet një nga prioritetet e punës për të dy Drejtoritë rajonale edhe për vitin 2022. Treguesit e arritur gjatë vitit 2021 janë një bazë solide që duhet përmirësuar e çuar më tej.
Koordinim, Bashkëpunim dhe Veprim si një Ekip, për t’i shërbyer me përulësi dhe përkushtim çdo qytetari!