Analiza vjetore e punës së Prefekit të Qarkut

Edhe pse viti 2020, ishte i mbushur me situata të paimagjinueshme, intensivisht të vështira për Qarkun Gjirokastër, kur institucionet rrinë në krah të njëri tjetrit, çdo sfidë përballohet e kthehet në eksperiencë. Kjo doli qartësisht në pah edhe gjatë analizës vjetore të punës së Prefekit të Qarkut Gjirokastër nën drejtimin e Prefektit, Z. Odise Kote, në të cilën mori pjesë edhe Zv. Ministri i Brendshëm, Z. Andi Mahila së bashku me Drejtoreshën për Çështjet Vendore dhe Prefekturat, Znj. Alma Mele.