Restaurimi i shtëpisë së Avni Rustemit

Në Libohovë, në shtëpinë e restauruar të Avni Rustemit, falë bashkëpunimit shumë të mirë të Institucioneve Prefekturë – Qark dhe Ministri e Kulturës.
Prefekti i qarkut z. Odise Kote, deputeti i qarkut znj. Mirela Kumbaro, kryetari i Këshillit të qarkut znj. Lindita Rova dhe kryetarja e bashkisë Libohovë znj. Luiza Mandi, ishin sot për vlerësuar nga afër punimet e përfunduara për rikostruksionin e pjesshëm të ndërtesës Muze.
Ky investim u mundësua nga Prefekti i Qarkut në kuadër te projektit “Cultural Lands” IPA/CB ndërkufitare Shqipëri Greqi në bashkëpunim me Ministrinë e Kultures.
Investimi në vazhdim do të vijojë nga Këshilli i Qarkut Gjirokaster dhe bashkëpunimi Institucional me Ministrinë e Kulturës për rivitalizimin e kësaj shtëpie duke e kthyer në “Muze të Libohoves”, investim që do të ketë impakt në zhvillimin e turizmit jo vetëm në Libohovë, por në krejt rajonin e Qarkut Gjirokastër.