Donacion për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi”
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka qenë i pranishëm në shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi”, ku është bërë shpërndarja e një pjese të donacionit të fondacionit italian “Corpi Sanitari Internazionali” për fëmijët e klasave fillore të kësaj shkolle. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Gjirokastër-Libohovë znj. Albana Hasanaj dhe drejtori i shkollës z. Vezir Mamo janë shprehur falenderues ndaj fondacionit italian “Corpi Sanitari Internazionali” për kontributin e tyre si dhe vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme të institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër.
Prefekti i qarkut z. Aliaj theksoi se angazhimi i tij do të jetë maksimal në mbështetjen e institucioneve, të cilat kanë në vëmendjen e tyre zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve duke kontribuar për zgjidhje të qëndrueshme të problemeve të tyre për një të ardhme më të mirë.