Kremtimi i 76-vjetorin të çlirimit tё qytetit tё Gjirokastrёs
Nё kuadёr tё kremtimit tё 76-vjetorin të çlirimit tё qytetit tё Gjirokastrёs, Prefekti i qarkut Gjirokastёr ishte i pranishёm nё ceremoninё pёrkujtimore, e cila u zhvillua nё sheshin “Çerçiz Topulli”.
Tё pranishёm ishin gjithashtu ministri i Brendshëm Z. Sandër Lleshaj, kryetarja e Kёshillit tё qarkut Gjirokastёr, kryetar i bashkisё Gjirokastёr si dhe drejtues të institucioneve shtetërore në nivel vendor. Në fjalën përshëndetëse, Prefekti i qarkut shprehu mirënjohjen dhe përuljen përpara heroizmit, luftës, përpjekjeve, sakrificave të dëshmorëve e heronjve që derdhën gjakun, jo vetëm për çlirimin e qytetit të Gjirokastrës, por për çlirimin e Shqipërisë.
Në përfundim të fjalës, Prefekti theksoi rëndësinë e veçantë të nderimit dhe përkujtimit me solemnitet dhe dinjitet të veprës së dëshmorëve, të cilët do të respektohen përherë në kujtesën e brezave që do vijnë. Më tej, aktiviteti përkujtimor vijoi në varrezat e dëshmorëve, ku u vendosën kurora me lule dhe u mbajtën homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut.