100-vjetori i Luftës së Vlorës
Prefekti i qarkut Gjirokastër Z. Astrit Aliaj ishte i pranishëm në Vlorë në aktivitetet e zhvilluara me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës.
Kremtimi i kësaj ngjarje historike nisi me ceremoninë e përurimit të bustit të Osman Haxhiu, Kryetar i i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare si dhe vijoi me promovimin e disa prej librave historik dhe Konferencën Shkencore Kombëtare “Lufta kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e pavarësisë”.
Në fjalën përshëndetëse Z. Aliaj shprehu nderimet e larta për këtë ngjarje historike dhe prezantoi librin “Prefektura Gjirokastër në Luftën Kombëtare të Vlorës 1920” të Prof. Dr. Shyqyri Hysi, libër i botuar me mbështetjen e institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër.
Ndër të tjera, Z. Aliaj u shpreh se institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër ka iniciuar vazhdimisht botimin e veprave, të cilat nxjerrin në dritë fakte rreth historisë sonë kombëtare.