Certifikata mirënjohje biznesve që kontribuan me ndihma ushqimore
Prefekti i qarkut Gjirokastër Z. Astrit Aliaj i ka dorëzuar certifikata mirënjohje biznesve që kontribuan me ndihma ushqimore gjatë situatës së krijuar që solli fluks të shtetasve shqiptarë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, si pasojë e zbatimit të masave të marra nga shteti fqinj grek për mbrojtjen nga Covid-19, si dhe për parandalimin e përhapjes së tij.
Prefekti Z. Aliaj ndoqi nga afër operacionin humanitar të shpërndarjes së ndihmave për qytetarët që prisnin të kalonin kufirin për në shtetin fqinj Greqi. Këto ndihma ushqimore u ofruan jo vetëm nga bashkitë e qarkut, por dhe nga biznese të qarkut Gjirokastër, si dhe nga biznese të qarkut Vlorë, falë iniciativës së Prefektit Z. Flamur Mamaj.
Prefekti vlerësoi drejtuesit e këtyre kompanive për kontributin e dhënë në ndihma humanitare ndaj qytetarëve që qëndruan disa ditë përgjatë segmentit rrugor kombëtar Jergucat-PKK Kakavijë, si dhe theksoi se falë sensibilizimit nga ana e tyre dhe bashkëpunimit mund të arritet përballimi i situatave të ndryshme.