Arsim cilësor, konkurues dhe i gatshëm të përballojë sfidat e reja të Shqipërisë Europiane
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise Kote në analizën vjetore të veprimtarisë për vitin 2022 të ZVA Gjirokastër-Libohovë, ka kërkuar qasje të re drejtuesve të Instituioneve Arsimore nê kontekst ballafaques e krahasimor me arsimin në vendet e Bashkimit Europian.
Në këtë takim ku ishin të pranishëm drejtoresha e Drejtorisë Rajonale së Arsimit Parauniversitar Fier znj. Flutura Meçaj, kryetari i bashkisë Gjirokastër z. Flamur Golemi si dhe drejtues të institucioneve arsimore të ZVA-së Gjirokastër-Libohovë, prefekti Kote vlerësoi të arriturat e vitit 2022 dhe kërkoi rritje të përkushtimit të mësuesve, kualifikim të vijushëm e ballafaqim konkret me rezultatet.
Drejtore e ZVA Gjirokastër znj. Albana Hasanaj paraqiti arritjet dhe objektivat e realizuara përgjatë vitit arsimor 2022, duke evidentuar edhe problematikat e hasura gjatë procesit arsimor të vitit 2022.
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Kote vlerësoi mjaft pozitivisht rezultatet dhe traditën arsimdashëse të Gjirokastrës duke garantuar tē gjithë mbështetjeten e Institucioneve publike dhe faktorëve ndikues në proces, me synim: Përmirësimin e pandërprerë të cilësisë së arsimit në Qarkun Gjirokastër.