2022 – vit me arritje dhe objektiva të realizuara në Prefekturën Gjirokastër
Analiza vjetore e Prefekturës së Qarkut Gjirokastër, me pjesëmarrjen e zv/ministrit të brendshëm Andi Mahila dhe Drejtorit të politikave për çështjet vendore Arben Xhaferi.
Viti 2022 cilësohet viti i punëve të rëndësishme, investimeve të begata, bashkëpunimit të vlerësuar institucional, zbatimit me përpikmëri të ligjit dhe i kontrollit rigoroz të territorit, veprimtarive të Njësive të vetqeverisjes vendore e degëve territoriale.
Koncepti specifik dhe vizioinar amerikan se: “Kur Institucionet punojnë mirë së bashku, Qyteti dhe Qarku ndrin” – piknisje e mirë në përmbushje të misionit dhe ushtrimit të përgjegjësive, për realizimin e detyrave në përputhje me objektivat dhe programin e qeverisë.
Kontrolli ligjor mbi të gjithë territorin për një qeverisje të kujdesshme, të drejtë e të mirë, për zbatueshmërinë e ligjit, parandalimin e fenomeneve negative, ruajtjen e pasurisë publike e private.
Mjedisi vijon të mbetet prioritet kombëtar në funksion të zhvillimit ekonomik, të turizmit, të jetës së banorëve të rajonit.
Lumi Vjosa shpallet Pasuri e Park Kombëtar dhe në këtë kontekst aktiviteti dhe veprimtaria kontrolluese e ligjzbatues shumëfishohet duke rritur përgjegjësinë institucionale.
Viti 2022 me tregues të prekshëm ka shënuar arritje të ndjeshme në drejtim të Bashkërendimit, Parandalimit, Menaxhimit, Zgjidhjes në rastet e emergjencave civile.
Kontroll dhe monitorim, zbatim të politikave sektoriale të Këshillit të Ministrave në bujqësi, arsim, shëndetësi, mjedis, rend publik, shërbim zjarrfikës, ndihmë dhe përkrahje sociale, në turizëm, kulturë etj.
Ofrim i shërbimeve për qytetarët, në respekt të Ligjit, me etikë, kulturë, ballafaqim korrekt, në respektim e kohën e duhur dhe mbi bazë të standarteve bashkëkohore – detyrë dhe mision.
Kultura e dëgjimit të zërit të qytetarëve gjatë vitit 2022 fitoi një dimension të ri. Me prioritet të veçantë u trajtuan të gjitha kërkesat dhe ankesat e qytetarëve të adresuara pranë Prefektit të Qarkut, por dhe në Institucionin e Bashkëqeverisjes vendore.
Mirëfunksionim efikas i Komiteteve të ngritura për çështjet e mbrojtjes civile, zonave të mbrojtura, të turizmit, luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore e canabis, të mjedisit, turizmit etj.
Viti 2023 – objektiva dhe qasje të re sipas standarteve të Bashkimit Europian.