110 vjet Polici e Shtetit Shqiptar
Një aktivitet i ngrohtë, mbresëlënës me pjesēmarrje të familjarëve tē Dëshmorēve tē Atdheut, ishpunojës veteranê, pjesë të komunitetit, nxënës, gazetarë, autoritete të pushtetit vendor, të prokurorisë, etj, ishin në Festën e organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër me rastin e 110-Vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.
Prefekti Odise Kote, drejtues i parë Bledar Çeliku, Kryetar i Këshillit të Qarkut Lindita Rova, Kryetar i bashkisē Flamur Golemi, Prokuror i rrethit Julian Çafka gjatë përshëndetjeve, theksuan punën me përkushtim e sakrifica, arritjet dhe rëndësinë historike tê kësaj date të shënuar për Shtetin Shqiptar duke sjellë në vëmendje sfidat e reja nē kontekst tē plotësimit të standarteve bashkëkohore dhe përpjekjeve të Shqipērisë për antarësim nê Bashkimin Europian.
Në kēto festime u shpërndanë edhe Çertifikata vlerësuese për punën dhe përkushtimin e punonjësve të policisë në Qarkun Gjirokastër.
Polici e Shtetit në mbrojtje të Ligjit, Rendit e sigurisë publike, në Shërbim të qytetarëve e komunitetit!