Takim pune
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE në takim pune me drejtues të degëve territoriale dhe institucioneve shtetërore në nivel vendor, kërkoi rritjen e masave dhe tê gadishmërisë në natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të janarit.
Në këtë takim ishin të pranishëm nga Drejtoria Vendore e Policisë, E kufirit dhe emigracionit, N/drejtor i Spitalit Rajonal ” Omer Nishani”, drejtor i NJVKSh-së Gjirokastër, drejtor i OSHEE Gjirokastër, Drejtori i ARSH Rajoni jugor, kryeinspektor i ISHSH-së dhe drejtor i ShA Ujësjellës- Kanalizime.
Prefekti i qarkut u shpreh se një vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet garantimit të rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qarkun dhe sidomos ambienteve të hapura dhe të mbyllura ku do të zhvillohen festat.
Gjatë këtij takimi u caktuan detyra konkrete për zbatim me qëllim mbarëvajtjen e festave të fundvitit:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër do të jetë në gatishmëri për garantimin e sigurisë rrugore sidomos në akset rrugore kryesore të qarkut Gjirokastër, pa neglizhuar ehde ato dytësore.
Gjithashtu edhe në pikat doganore, Kakavijë dhe Tre Urat duhet vëmendje maksimale për shkak të shtimit të fluksit të emigrantëve të cilët vijnë për të festuar festat e fundvitit.
ARSH Rajoni jugor si përherë do të mbajë në gadishmëri rrugët nacionale por edhe në ndihmë të komunitetit në disa segmente dytësore problematike.
Spitali Rajonal “Omer Nishani” dhe të gjitha Qendrat shëndetësore duhet të rrisin masat dhe të jenë në gatishmëri të plotë me personel mjekësor dhe mjete për të gjitha emergjencat e mundshme.
ISHSH dhe AKU të ushtrojnë kontrolle periodike duke garantuar tregtimin e ushqimeve por edhe zbatimin e ligjit në ambientet si restorante dhe bar-kafe për respektimin e protokollit të sigurisë.
Sh.A Ujësjellës Gjirokastra të marrë masa si për furnizimin e pandërprerë më ujë të pijshëm ashtu edhe për rruajtjen e kontrollin e të gjithë depove të ujit dhe sistemin e shpëndarrjes.
Strukturat e shërbimit zjarrëfikës të jetë në gatishmëri të plotë me personel dhe mjete, të ushtrojnë kontrolle për marrjen e masave dhe parandalimin e incidenteve të mundshme nga fishekzjarret, zjarreve apo fatkeqësive të tjera natyrore.
Drejtoria e OSHEE-së të marrë të gjitha masat për të pasur në vazhdimësi energji elektrike në të gjitha zonat e territorit të qarkut.
Degët territoriale ashtu si çdo vit, të jenë në krye të detyrës për të garantuar një shërbim të lartë dhe profesional ndaj qytetarëve gjatë festave të ndërrimit të vitit.