79 vjetori i Batalionit Partizan Asim Zeneli
Prefekti i Qarkut Odise Kote, kryetari i Bashkisë Flamur Golemi, kryetar i organizatës së veteranëve Tomor Hoxha, i familjeve të dëshmorëve Shkēlqim Guçe në fjalën e tyre evokuan lavdinë dhe rrugën e ndritur të batalionit partizan Asim Zeneli, themeluar 79 vjet më parë.
Batalioni partizan Asim Zeneli me komandant Riza Veipin dhe komisar Shefqet Peçin luftoi cep më cep të vendit e deri në Vishegrad. Nga ky batalion rranë dëshmorë e heronj të Atdheut 104 djem e vajza duke dhënë jetën në lule të rinisë.
Komiteti Kombëtar i LANÇ-it dekoroi disa familje dëshmorësh dhe shpërndau disa dokumente për pasardhësit e Dëshmorëve të Atdheut.
Nderojmë me mirënjohje gjakun e derdhur për Liri – mbajmë gjallë e çojmë përpara amanetin e aspiratën e tyre për një Shqipëri të begatë, pjesë e familjes Europiane!