Nderimi i veprës së tre Dëshmorëve të Atdheut
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote dhe Drejtor i DVP Bledar Çeliku kanë nderuar veprën dhe sakrificën e tre efektivave të Policisë se Shtetit, të shpallur Dëshmorë të Atdheut, Sali SHEHU, Altin DAUTI dhe Zaçe BIRAÇI.
Prefekti Kote dhe drejtor i DVP Çeliku kanë folur për jetën dhe veprën e tre Deshmorëve të Atdheut të rënë në krye të detyrës.
Kujtimi i Deshmorëve, jeta dhe sakrifica, përkushtimi në detyrën e ngarkuar në mbrojtje të ligjit, jetës e sigurisë publike – janë mësime të çmuara për brezat e punonjësve të policisë, janë dhe një amanet i çmuar për sot e për nesër.
Nderim e Mirenjohje përjetë!