Takim i Task-Forcës rajonale të ngritur për monitorimin e sezonit turistik 2022
Prioritet: Shërbim, shërbim, shërbim në standartin më të lartë – në interes të biznesit dhe konsumatorëve!
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote në takimin me Task – Forcën rajonale të ngritur për monitorimin e sezonit turistik 2022 ka kërkuar masa të menjëhershme dhe efektive për krijimin e kushteve sipas standarteve më të larta për çdo visitor vendas e të huaj.
Vizitori vendas dhe i huaj që vjen në Qarkun Gjirokastër është mbreti, është i shenjtë, ka theksuar prefekti Kote, ndaj mikpritja, rregulli, pastërtia, oraret e muzikës, niveli i zhurmave, shërbimet sanitare, të furnizimit me ujë të pijshëm, energji elektrike etj duhet të jenë që të gjitha në maksimumin e tyre.
Prioritet i strukturave shtetërore duhet të jetë: Shërbim, shërbim, shërbim në standartin më të lartë në interes të biznesit dhe konsumatorëve!
Monitorimi nga afër, kërkesa e llogarisë, tolerance zero dhe zgjidhja në kohë i çdo problematike, duhet të jetë metodika e punës ditore për çdo institucion, pjesë e Task – Forcës Rajonale të prefektit të Qarkut Gjirokastër!
Punojmë sëbashku në shërbim të Biznesit vendor, për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale!