Mirënjohje e Nderim përjetë për Dëshmorët e Lirisë!
U përkulëm me nderim e dashuri të pakufi sot, 5 maj 2020, në këtë ditë të shenjtë të popullit shqiptar, për të nderuar bijtë dhe bijat, heronj dhe deshmorë të atdheut.
Në shekuj kemi derdhur lumenj gjaku për Lirinë, por Lufta Nac – Çlirimtare kundër murtajës nazifashiste e bashkëpuntorëve të tyre, bashkimi në një kauzë tē përbashkët me popujt e pushtuar, ishin kthesa e madhe historike, ishin rreshtimi me fitimtarët, me qytetërimin perëndimor dhe demokracinë.
Aq më i çmuar dhe më i shtrenjtë bëhet sot gjaku i derdhur për liri i heronjve e dëshmorëve tanë në kontekstin e ngjarjeve në Ukrainë.
Lavdi përjetë Ditës së 5 Majit!