Përmirësim i standartit të shërbimeve në pikëkalimet kufitare
Qendër e përbashkët shqiptaro – greke në luftë kundër trafikut dhe krimit të organizuar.
Konkretizimi i marëveshjes dypalëshe të nënshkruar në Athinë mes dy ministrave tē brendshëm Bledi Çuçi dhe Makis Voridis u konkretizua menjeherë sot në Dhelvinaq Greqi dhe Kakavije, ku delegacionet e dy vendeve me nē krye zv/ministrat Andi Mahilaj dhe ai grek Eleftherios Ikonomu ranë dakort për përmirësim të standartit të shërbimeve në pikēkalimet kufitare, zgjdhjen e shpejtë tê problemeve në raste fluksesh, festash etj, forcimin e rregjimit kufitar dhe ndërveprimin midis policive kufitare.
Dy delegacionet me përbërje drejtues të pushteteve vendore dhe drejtorë rajonalë të policisë, konkretizuan edhe idenë e ngritjes së një Qendre të përbashkët operacionale me synim goditjen e shpejtë dhe shteruese ndaj trafikut të narkotikëve, qënieve njerëzore dhe krimit të organizuar. Shkëmbimi i informacioneve dhe të dhënave, bashkëpunimi i ndërsjelltë midis palëve pritet të sfidojnë krimin e të sjellin rezultate konkrete në këtë drejtim.
Të dy z/vendësministrat e brendshëm të Shqipërisē e Greqisë, vlerësuan si mjaft të mira mardhëniet dypalëshe, klimën e bashkëpunimit reciprok dhe premtuan rritje të vëmendjes e mbështetjes ndaj qytetarëve të rajoneve respektive.