Bashkëpunim ndër rajonal për mbrojtjen e lumenjve Vjosë e Drino
Projektet e përbashkëta për mbrojtjen e lumenjve Vjosë e Drino – t’i shërbejnë mbrojtjes së ambjentit, florës e faunës, zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në të dy rajonet respektive.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote në takim me Dimitrios Sacharidis, Konsull i Pergjithshem i Greqise në Gjirokaster, Georgios Amyras, Zevendes Ministër i Mjedisit dhe Energjetikes si dhe Nikolaos Eksharho kryetar i bashkisë Konicë, ka kërkuar më tepër bashkëpunim, vëmendje e projekte të përbashkëta nga programet e B. Europian për dy lumenjtë Vjosë e Drino, shkëmbim informacioni mbi situatat mjedisore e të ekosistemit, monitorim të situatës të shtretërve të lumenjve si dhe respektim të konventave ndërkombëtare.
Me përfaqësuesit grekë u nda i njëjti vizion për studime e projekte konkrete të përbashkëta ndërkufitare, projekte të financuara nga B. Europian në interes të ruajtjes së “virgjërise” sê dy lumenjve, zhvillimit të ekonomive lokale, të turizmit dhe ambientit.