Masa efektive në mbrojtje të ekonomisë dhe shëndetit të qytetarit
Masa efektive, vëmendje dhe përkushtim në mbrojtje të ekonomisë dhe shëndetit të qytetarit!
Prefekti i Qarkut z. Odise KOTE në takimin e zhvilluar me drejtues rajonalë të AKU-së, Tatim – Taksave, IKMT-së, AZHBR-së, Bujqësisë e Agjensisë së Shërbimit veterinar ka kërkuar punë e masa konkrete, vëmendje dhe përkushtim në mbrojtje të ekonomisë familjare dhe shëndetit të qytetarit.
Prefekti KOTE ka kërkuar kontroll dhe monitorim kapilar të situatës në të gjithë sektorët, në çdo cep të territorit të Qarkut, në doganë, magazina, tregjet, shitore dhe tregëtinë me pakicë, si dhe koordinim të masave e veprimtarisë të çdo drejtorie rajonale.
Asnjë hapësirë, abuzim dhe lëshim për SPEKULANTËT, respektim rigoroz të masave e standartit të përcaktuar nga Paketa e Rezistencës Sociale dhe Bordi i Transparencës,duke ndjekur e përditësuar të gjithë çmimet e vendosura e të detyrueshme për të gjithë.
Mbrojtja e qytetarëve, e shtresave në nevojë – do të jetë prioriteti kryesor i punës në këtë periudhë të vështirë për të përballuar pasojat që reflektojnë ngjarjet dhe luftën në Ukrainë.
Çdo neglizhencë apo mosveprim në kohën e duhur mund të rezultojë fatal si shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe për fillimin e sezonit turistik. Punonjësit dhe Inspektorët e këtyre Drejtorive të mos e konsiderojnë veten as taksidarë dhe as gjobvënës, por shërbëtorë të shtetit e në shërbim të qytetarëve.
Kontroll dhe monitorim i planifikuar për të rritur transparencën e ndërgjegjësuar për komunitetin!