Ngjyra në telajo nga dy qytetet shqiptare në UNESCO, Gjirokastër e Berat
Mysafirë në Gjirokastër: 30 piktorë të vegjël, nxënës të shkollave 9 – vjeçare të Beratit nën kujdesin, kurimin e piktorit Jani Kumati dhe studios ART – Galeri, sëbashku me piktorët e vegjël gjirokastritë nën kujdesin e piktorit Gazmenr Koçollari i dhuruan bujarisht ngjyrat më të çiltra e të ngrohta Pazarit të Gjirokastër.
Bashkia e qytetit si organizatore, qytetarë, artistë, vizitorë vendas e të huaj u “mahnitën” nga trillet artistike dhe ngjyrat e piktorëve të vegjël që me aq dashuri e fantazi kishin realizuar në punimet e tyre.
Gjirokastra dhe Berati, dy qytetet “Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Botërore në UNESCO” janë atelie të bekuara prej zotit për të shpalosur bukuritë, vlerat dhe magjitë e dy prej qytërimeve më të rëndësishme shqiptare.