Java e Festimeve për 7 Marsin
Gjirokastra e Arsimit Kombëtar, çeli sot Javën e Festimeve të 7 Marsit, në zemër të qytetit, duke manifestuar gjithë Mirënjohjen dhe Adhurimin për Mēsuesin, Shkollën, Arsimin Shqiptar.
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote, Kryetari i bashkisë z. Flamur Golemi, Drejtore e Arsimit Albana Hasanaj së bashku me qindra nxënës, mësuese e qytetarë gjirokastritë ishin pjesē e njē manifestimi të mrekullueshëm kulturor e artistik.
Shkollat e Gjirokastrës mbajnē emrat e Rilindasve të shquar – u shpreh Prefekti KOTE – Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Urani Rumbo, Andon Zako Çajupi etj, si një Amanet Kombëtar për të çuar përpara shoqërinë shqiptare përmes dijes dhe arsimit.
Gjirokastra ndër vite e dekada e ka patur dhe e ka Arsimin një Mision të shenjtë, një prioritet të përhershëm të edukimit të nxënësve e brezave.
Gjirokastra e vlerëson Arsimimin si Brumin që bën Kombin!
Më shumë investime, mbështetje e nderim për Arsimin Gjirokastrit!