Policia e Gjirokastrës po e fiton çdo ditë, me punë e përkushtim besimin e komunitetit
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE në analizën vjetore të Performancës së DVP të Gjirokastrës ka vlerësuar rezultatet e arritura nga strukturat e kësaj policie në rritjen e parametrave të sigurisë publike, ato në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.
Prefekti KOTE vlerësoi procesin efektiv të policimit në komunitet dhe funksionimin e K.V.S.P si bashkëpunimi e ndërveprimi midis të gjithë faktorëve vendorë të pushtetit, institucioneve, shoqërisë civile, sistemit arsimor, instrumenta që zvogëlojnë risqet e fenomeneve dhe ngjarjeve, duke krijuar një klimë e mjedis të shëndetshëm qytetar. Prefekti KOTE vlerēsoi frymën e shkëlqyer të bashkēpunimit midis gjithë Institucioneve ligjzbatuese me kryefjalē Parandalimin e ngjarjeve dhe rritje të standartit të sigurisë publike.
Drejtor i Përgjithshë i Policisë së Shtetit Gledis Nano theksoi se: “Viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike në doza.
Éshtë shumë e rëndësishme – theksoi Nano – që marrëdhënia mes Policisë dhe qytetarëve, sepse në rast se ne do të kemi besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, misioni ynë do të jetë shumë herë më mirë i suksesshëm.
“Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve”.
Së bashku duke i shërbyer qytetarëve, jetës, sigurisë publike!