Buxheti 2022, realist në shërbim të rritjes së standaritit të jetës së qytetarëve!
Prefekti i qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE, së bashku me përgjegjësin e sektorit të Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara ndoqi nga afër mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Gjirokastër për miratimin e buxhetit vjetor të vitit 2022
Bashkia Gjitokaster miratoi buxhetin vjetor për vitin 2022 pas dëgjesave publike, takimeve me grupe interesi e specialistë, duke përcaktuar qartë prioritetet, në bazë të vlerësimit të të ardhurave dhe të transfertave të pakushtëzuara, të përcaktuara në ligjin e buxhetit vjetor.
Planifikimi i çdo zëri të buxhetit u bë për të qenë sa më eficent dhe i realizueshëm, në funksion të risive si Mjedisi, Infrastruktura, E. Civile, Trashëgimia e Turizmi, investime në sistemin arsimor e dimensionin social. Në diskutime u trajtuan objektivat kryesorë të buxhetit për vitin pasardhës dhe rezultatet e pritshme, duke përfshirë edhe treguesit e performancës.
Prioritetet e qytetarëve: Mbështetja, Vëmendja dhe Investimi ynë!