75-vjetori i krijimit të shërbimit të Policisë Zjarrfikëse
Prefekti i qarkut z. Odise KOTE ishte pjesë e Festës të 75-vjetorit të krijimit të shërbimit të Policisë Zjarrfikëse, shërbim në mbrojtje të jetës e pronës publike e qytetare.
Nderim dhe Mirënjohje pa kufi për punën në vite të zjarrfikësve të Gjirokastrës – u shpreh në fjalën e tij prefekti KOTE. Qytetarët e njohin mjaft mirë përkushtimin dhe gadishmërinë e efektivave zjarrfikës në ngjarje dhe episode të vështira, vetmohimin e sakrificën e tyre që gërshton aftësinë profesionale me vlerat njerëzore dhe humane, duke qenë të gatshëm të japin gjithçka duke rrezikuar edhe jetën.
Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesē efektivët zjarrfikës, do të investojē në fuqizimin e kapaciteteve, burimet njerēzore, pajisjen e tyre me infrastrukturë dhe teknikë bashkëkohore pasi ky investim i shërben sigurisë së jetës, pronës së qytetarëve dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta tē qytetërimit.