Takim me drejtuesit vendorë nga dhjetë Komuna të Republikës së Kosovës
Kombi e ka Shtëpinë tek Gjuha Shqipe!
Në Javën e aktiviteteve të Festës Kombëtare të Pavarësisë, prefekti i Qarkut z. Odise KOTE, së bashku me kryetarin e bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi dhe kryetaren e Këshillit të Qarkut Lindita Rova mikpritën drejtuesit vendorë nga dhjetë Komuna të Republikës së Kosovës.
Gjuha shqipe, tradita shqiptare, vlerat e përbashkëta, rizbulimi i vetvetes si njē ndër popujt më të lashtë të Ballkanit, bashkëpunimi unik si një e tërë, shkëmbimet kulturore, ekonomike e shkencore, bashkërendimi i ofertave turistike – ishin në fokus të bashkëbisedimit vëllazëror.
Gjirokastra, qyteti “Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Botërore” në UNESCO, është jo vetëm qyteti i trashëgimisë, historisë e arkitekturës por dhe qyteti i diversitetit kulturor, i pranimit të kulturës së tjetrit. Turizmi si dega kryesore e zhvillimit ekonomik, vitet e fundit po njeh ritme të larta zhvillimi.
Prefekti i Qarkut Odise Kote ju kërkoi drejtuesve të bashkive të qarkut Gjirokastër dhe atyre të komunave të Kosovës që në buxhetet e vitit 2022, projekte me donatore etj të parashikojnē aktivitete e veprimtari të përbashkëta.
Gjirokastra bujare e mikpritëse!