Respekt dhe mbështetje në përmbushje të marëveshjes dypalëshe Shqipëri – Greqi
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE zhvilloi nje takim informues me ekipet e perbashketa shqiptaro-greke, qē operojnë në territorin e Qarkut, sipas marrêveshjes dypalëshe për kërkimin, zhvarrimin, idetifikimin dhe rivarrimin e ushtarëve grekë tē rënë në luftën e vitit 1940-1941 në Qarkun e Gjirokastrës.
Në këtë takim u diskutua për rezultatet konkrete të procesit, problematikat si dhe grafikun e punimeve në muajt në vijim.
Takimi përcaktoi dhe detyrat konkrete në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Marëveshja dypalëshe, në frymën e mirekuptimit dhe mbeshtetjes Institucionale.
Prefekti i Qarkut vlerësoi punën e deritanishme dhe siguroi për mbështetje në vijim të këtij procesi.