Bashkëpunim dhe eksperienca
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE priti delegacionin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Kosovës, kryesuar nga kryeinspektori z. Shaban Osmanaj, në kuadër të zbatimit të Memorandumit të bashkëpunimit mes Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë takim ishin kryeinspektoria e Përgjithshme znj. Vjollca Braho, drejtues të institucioneve vendore përgjegjës në fushën e inspektimeve shëndetësore dhe ekipi i përbashkët i inspektorëve shëndetësor nga Kosova dhe Gjirokastra.
Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut Z. Kote uroi mirëseardhjen kryeinspektorëve të Përgjithshëm Kosovë-Shqipëri si dhe vlerësoi se ky bashkëpunim dypalësh mes dy inspektoriateve do të ndikojë pozitivisht në rritjen e performancës në fushat me interes të dyanshëm në shëndetësi.
Ndër të tjerash, Prefekti i qarkut bëri një prezantim të menaxhimit të situatës Covid-19 në qarkun Gjirokastër duke përmendur dhe punën e mirë nga të gjitha institucioneve përgjegjëse.
Më tej, ekipet e inspektorëve shëndetësor Kosovë-Gjirokastër vazhduan me inspektime të përbashkëta në subjektet akomoduese dhe në qendrat shëndetësore në bashkinë e Gjirokastrës për të parë gatishmërinë e tyre në ofrimin e shërbimeve të hotelerisë dhe aty shëndetësore për qytetarët edhe për turistët, për një sezon turistik veror të sigurt e të shëndetshëm.