Koordinim dhe bashkëpunim për arritje e rezultate të qëndrueshme
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE zhvilloi një takim të përbashkët pune me Prefektin e qarkut Berat znj. Valbona Zylyftari në kuadër të bashkëpunimit ndërinsitucional mes prefekturave.
Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori i DVP Berat z. Neritan Nallbati, drejtor i OSHEE-s, dega Berat z. Indrit Toska si dhe drejtor i DVP Gjirokastër z. Fatmir Hoxha dhe drejtor i OSHEE, dega Gjirokastër z. Ilir Metaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi mbrojtjen, kontrollin e territorit, mjedisit dhe pyjeve, nga ndërhyrjet e kundërligjshme si dhe forcimi i kapaciteteve në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta kundër kultivimit të bimëve narkotike në territoret në kufi mes dy prefekturave Gjirokastër dhe Berat.
Në takim u diskutua dhe për problematikën e monitorimit të energjisë elektrike në funksion të kontrollit të terrenit për kultivimin e bimëve narkotike për njësitë administrative Frashër dhe Çarshovë, të cilat ndodhen në kufi me qarkun Berat dhe furnizohen nga OSHEE Berat.