Në shërbim të komunitetit
Kur zgjidh problemet e vogla të njeriut dhe komunitetit fiton hapësirat e mëdha të besimit!
Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise KOTE në Bashkinë Dropull, me kryetarin Dhimitër Toli, drejtorin e drejtorisë të policisë vendore Fatmir Hoxha në takim me kryepleqtë e fshatrave malore Fllomo, Catistë, Skore etj. Në shërbim të Komunitetit, me përkushtim e profesionalizëm për zgjidhjen e problemeve të bashkëjetesës, të pronave kullosore, të funksionimit e mbarëvajtjes të shërbimeve komunitare e të “halleve” të dimrit të ashpër. Mirënjohje për bashkëpunimin e mbështetjen e njerëzve fisnikë, të popullatës të zonave malore e kufitare për ecurinë e punëve të përbashkëta, respektin për zbatimin e ligjit, mirëkuptimin në zgjidhjen e problemeve që lidhen me mirëqeverisjen vendore.