Masat e marra për përballimin e temperaturave të ulëta në shkollat 9-vjeçare e të mesme të Gjirokastrës
Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote sëbashku me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi ka inspektuar e monitoruar disa nga çerdhet, kopështet, shkollat 9 vjeçare e të mesme të Gjirokastrës duke parë nga afër masat e marra për përballimin e situatës së motit të vështirë.
Situata e sistemeve të ngrohjes në këto ditë të vështira dimri në kopështe, shkollat 9 vjeçare e të mesme të Bashkisë Gjirokastër ishte e kënaqshme. Mësimi zhvillohej në klasa të ngrohta, me prezencë të plotë të nxënësve e të personelit mësimdhënës dhe me respektim të masave mbrojtëse.
Investimet e kryera nga Bashkia Gjirokastër në infrastrukturën arsimore, mjedise, klasa e bazë materiale, por edhe mbi sistemet ngrohëse gjatë vitit 2020 kanë rezultuar efikase duke siguruar ecuri normale të zhvillimit të arsimit.
Ka gjithmonë vend për të përmirësuar, por Gjirokastra vijon ta ketë KULT arsimin dhe ky është është një prioritet që është i respektuar dhe i mbështetur prej të gjithë faktorëve.