Mbledhja e shtabit të Emergjencave Civile
“Pranë qytetarit për të zgjidhur problemin, për ta ndihmuar e mbështetur në përballimin e situatës”
Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote në mbledhjen e shtabit të Emergjencave Civile ka kërkuar koherencë të plotë dhe zbatim me përkushtim të detyrave për eleminimin e dëmeve e pasojave nga fatkeqësia natyrore, rreshjet e ditëve të fundit.
Tre ditët në vijim janë të vështira dhe kërkojmë funksionim perfekt të shtabeve të E. C. si dhe përgjegjësi të shtuar.
Në këtë Moment, të gjitha strukturat e qarkut Gjirokastër më tepër se kurrë janë në këmbë, të gatshme, të mirëorganizuara dhe të përgatitura për të përballuar situatën.
U kërkua që :
– Të ribëhen menjëherë sot mbledhjet e Shtabeve të E.C në të 7 bashkitë.
– Të përcaktohen qartësisht detyrat e çdo strukture, organizimi e funksionimi i tyre në shërbim të përballimit të situatës, të mirëorganizohen ato, të koordinohen mes tyre dhe me drejtoritë e institucionet vendore e rajonale si OSHE, Polici, Njësia ushtarake, Spitalet, strukturat e MKZjarrit, Bordi i kullimit, AKU, DR e bujqësisë, Kulturës, Shssh etj, etj.
– Të ndiqen e monitorohen në terren e gjithë problematika dhe të zgjidhen në kohë optimale problemet e krijuara.
– Të ndiqet furnizimi me energji elektrike, ujë të pijshëm, dëmet në bagëti e të mbjella, dhe mbështetjen me ndihma nëse është e nevojshme të zonave apo banorëve të bllokuar.
– Të ndiqen me përparësi problemet e shtresave në nevojë dhe kryesisht të pambrojturit, të pastrehët, ata me ndihmë ekonomike, të sëmurët etj për t’ju ardhur në ndihmë në këto ditë të vështira.
– Te kemi një plan A dhe B në rast evakuimesh dhe të gatshme të gjithë strukturën, bazën materiale dhe furnizimet në momentet e para.
– Paralelisht me masat e marra është koha edhe e evidentimit të dëmeve të shkaktuara, bërjes së një bilanci që do të jetë ditë më pas edhe baza e raportit paraprak për çdo njësi vendore.
– Mobilizimi dhe mbështetja nga faktorët ndikues si firma ndërtimi, biznese etj. për mjete pune, apo dhe ndihma të tjera në funksion të përballimit të situatave.
– Informim tek shtabi E.C të prefektit në çdo moment dhe raportim dy herë në ditë me e-mail.
II – Kjo situatë e pazakontë përballohet me angazhim e masa të pazakonta.
Jemi në provë dhe duhet të japim modelin e një menazhimi të shkëlqyer të situatave. Duhet të tregojmë po me provë se si funksionon kjo administratë.
Komuniteti dhe qytetarët na gjykojnë.
III – Ta menaxhojmë më së miri situatën dhe të maksimalizojmë rezultatet nga kjo punë e kryer, nga shtabet, njerëzit që angazhohen.
IV- Transparencë dhe informim të publikut për punët e kryera dhe përballimin e situatës.