Ceremonia e nderimit të të rënëve grekë në luftën greko – italiane

Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE mori pjesë në ceremoninë e Nderimit të të rënëve grekë në luftën greko – italiane në vitin e largët 1940, organizuar në fshatin Bularat. Prefekti i Qarkut z. Odise KOTE mbajti Fjalë Nderimi në emër të Qeverisë Shqiptare dhe sëbashku me zv/shefe e shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Manushaqe SHEHU vendosën kurorë në emër të Republikës së Shqipërisë me mbishkrimin “PËR TË RËNËT NË LUFTËN GREKO – ITALIANE 1940 – 1941 – REPUBLIKA E SHQIPËRISË”.