Donacion për shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka qenë i pranishëm në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, shkollën 9-vjeçare në Nepravishtë dhe shkolla të tjera të njësive administrative të bashkisë Libohovë, ku në prezencë edhe të kryetares së bashkisë Libohovë znj. Luiza Mandi, është bërë shpërndarja e një pjese të donacionit të fondacionit italian “Corpi Sanitari Internazionali” për fëmijët e klasave fillore dhe 9-vjeçare të këtyre shkollave. Gjithashtu nga ana e institucionit të Prefektit të qarkut është dhuruar një kompjuter për bibliotekën e shkollës “Avni Rustemi” në funksion të mbarëvajtjes dhe zhvillimit të procesit mësimor. Prefekti i qarkut z. Aliaj theksoi se angazhimi i tij do të jetë maksimal në mbështetjen e institucioneve, të cilat kanë në vëmendjen e tyre zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve duke kontribuar për zgjidhje të qëndrueshme të problemeve të tyre në funksion të një të ardhmeje më të mirë.