Takim me drejtorin e Drejtorisё Rajonale tё Autoritetit Kombёtar tё Ushqimit
Prefekti i qarkut Gjirokastёr z. Astrit Aliaj zhvilloi njё takim me drejtorin z. Armand Hilaj nё ambientet e Drejtorisё Rajonale tё Autoritetit Kombёtar tё Ushqimit.
Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut uroi suksese z. Hilaj pёr detyrёn e re si dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim mbarëvajtjen e punës dhe realizimin me sukses të detyrave për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në qark edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid. Nga ana e drejtorit të DRAKU z. Hilaj u theksua se do të vijojnë dhe në vazhdimësi inspektimet dhe monitorimet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve. Gjithashtu, z. Hilaj u shpreh se janë kryer inspektime për garantimin e sigurisë ushqimore në subjekte që ushtrojnë aktivitete në afërsi dhe brenda institucioneve arsimore me qëllim mbarëvajtjen e vitit shkollor 2020-2021.
Në përfundim, Prefekti i qarkut ofroi mbështetjen e tij institucionale për detyrat e caktuara që do të kryhen në vazhdimësi dhe për zgjidhjen e problematikave të ndryshme.