Takim me Konsullen e Përgjithshme të Italisë në Vlorë Znj. Luana Alita Micheli
Prefekti i qarkut Gjirokastër Z. Astrit Aliaj së bashku me Prefektin e qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj zhvilluan një takim me Konsullen e Përgjithshme të Italisë në Vlorë Znj. Luana Alita Micheli.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjelltë midis dy vendeve në fushën ekonomike, kulturore, arsimore, etj. Të dy prefektët vlerësuan bashkëpunimin shumë konstruktiv dhe miqësor Shqipëri-Itali si dhe shprehën angazhimin për fuqizimin edhe më tej të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
Në përfundim të takimit, prefekti Z.Aliaj vlerësoi me certifikatë mirënjohje konsullen Znj. Micheli, për kontributin e saj të veçantë në bashkëpunimin midis dy vendeve dhe zhvillimin e jetës kulturore, artistike dhe turistike në qarkun e Gjirokastrës. Gjithashtu, prefekti i qarkut Vlorë, Z.Mamaj i dorëzoi dhurata simbolike në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë për zhvillimin e mëtejshëm turistik e kulturor të qarkut Vlorë.