15 vjetori i përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Më 15 korrik, qyteti i Gjirokastrës shënoi 15 vjetorin e përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Në këtë kuadër Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga bashkia Gjirokastër për festimin e 15 vjetorit të hyrjes së qytetit të gurtë në regjistrin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Në këto aktivitete morën pjesë kryetari i bashkisë Gjirokastër z.Flamur Golemi, kryetarja e Këshillit të qarkut znj. Lindita Rova dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën përshëndetëse Prefekti i qarkut uroi për 15 vjetorin e Gjirokastrës në UNESCO, një qytet që është i vlerësuar për historinë dhe traditën e tij si dhe theksoi se ka vizituar familjarisht Gjirokastrën 15 vite më parë, një muaj më vonë kur Gjirokastra ishte bërë qytet muze i mbrojtur nga UNESCO. Gjithashtu Z. Aliaj shprehu se sot pas 15 vitesh ndihet i lumtur që po i shërben Gjirokastrës dhe qytetarëve të saj.
Aktivitetet kulturore u çelën me zhvillimin e konferencës shkencore “Gjirokastra si vlerë e trashëgimisë kulturore botërore” në shtëpinë e Zekatëve dhe do të vijojnë dhe ditët në vazhdim sipas programit 5 ditor ku përfshihen veprimtari kulturore si ekspozita me foto, panaire artizanati e kulinarie, koncerte, film dokumentar dhe mbrëmje polifonike.