Takimi i Shtabit Koordinues në qark
Pranë Prefektit të qarkut Gjirokastër është mbajtur takimi i Shtabit Koordinues në qark, takim i cili u zhvillua njëkohësisht edhe online me një pjesë të anëtarëve të tjerë të këtij Shtabi për të respektuar masat parandaluese në situatën e krijuar si pasojë e COVID-19.
Prefekti i qarkut bëri një vlerësim të situatës që nga fillimi i pandemisë globale deri në fazën e praktikimit të̈ masave lehtësuese për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, ku gjatë kësaj periudhe në qark nuk pati asnjë rast pozitiv falë punës së gjithë institucioneve pjesëmarrëse në̈ Shtabin Koordinues për zbatimin me rigorizitet të masave të marra nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Z. Aliaj theksoi se duhet bashkëpunim maksimal nga të gjithë institucionet, subjektet private dhe qytetarët për sensibilizim duke qenë se në javët e fundit vihet re një rritje e numrit të rasteve me COVID-19 në qarkun Gjirokastër.
Në përfundim të diskutimeve të këẗij takimi u dhanë disa rekomandime si më poshtë:
1. Marrja e masave nga drejtuesit e institucioneve për zbatimin e masave të parashikuara në protokollet përkatëse si përdorimi i maskave, matja e temperaturës së punonjësve në institucionet respektive, etj.
2. Marrja e masave nga kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore në nivel vendor për organizimin e takimeve në terren me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për zbatimin e protokolleve përkatës.
3. Marrja e masave nga grupet e terrenit të Task-Forcës në bashkëpunim me institucionet shtetërore për rritjen e kontrolleve në subjekte të ndryshme si bare, fasone, restorante, furra buke etj.
4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore të shikojnë oraret e lejeve të ushtrimit të veprimtarisë së subjekteve si bare, kafe e restorante deri në orën 23:00.
5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore të njoftojnë paraprakisht për aktivetet e ndryshme, autoritetet shëndetësore në nivel vendor për miratimin e zhvillimit të tyre sipas protokollit të sigurisë.
Në përfundim, Prefekti i qarkut i bëri thirrje institucioneve shtetërore dhe qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment por të respektojnë masat e vendosura si distancimi social, mbajtja e detyrueshme e maskës në të gjitha ambientet dhe kudo ku nuk ruhet distancë dhe higjenën vetjake dhe kolektive.