Aksioni për pastrimin e ambienteve publike, rrugëve nacionale dhe brigjeve lumore
Me iniciativë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe nën drejtimin e institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër, prej disa ditësh në qarkun Gjirokastër po zhvillohet aksioni për pastrimin e ambienteve publike, rrugëve nacionale dhe brigjeve lumore me angazhimin e të gjitha njësive vendore dhe institucioneve shtetërore vendore në qark sipas planit të hartuar të pastrimit deri në fund të muajit qershor.
Aksioni i pastrimit është përqëndruar përgjatë aksit rrugor Ura e Lumit – Gërhot të bashkisë Gjirokastër me angazhimin Agjencisë së Shërbimeve Publike, forcave të Detashmentit të Mbështetjes Rajonale, AdZM Gjirokastër dhe Drejtorisë Rajonale të Mjedisit janë grumbulluar rreth 2 ton mbetje në zonat përgjatë aksit kryesor. Prefekti i qarkut ka përshëndetur këtë nismë të domosdoshme në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik verë 2020 për një mjedis më të pastër jo vetëm për komunitetin por edhe për të gjithë vizitorët dhe ka bërë thirrje për sensibilizim të vazhdueshëm nga ana e të gjithë qytetarëve sepse natyra është shtëpia jonë e përbashkët.