Takim mbi dorëzimin e dokumentacionit të veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë
Prefekti i qarkut z.Astrit Aliaj ka zhvilluar një takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër z.Florian Taçi.
Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi zbatimin e detyrimeve që parashikohen nga ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” në lidhje me dorëzimin e dokumentacionit të veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë që ka funksionuar pranë Prefektit të qarkut deri në dhjetor 2019.
Në zbatim të këtij ligji, dokumentacioni i arkivuar pranë Prefektit të qarkut do të dorëzohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës e cila ka kompetencën për trajtimin e kësaj problematike në vazhdim. Prefekti i qarkut dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të ASHK-së u angazhuan për ngritjen e grupit të përbashkët të punës, për të përmbyllur me korrektesë dhe në zbatim të parashikimeve ligjore procesin e dorëzimit përfundimtar të këtij dokumentacioni.