Seminari i parë “Shqipëria e qytezave të vogla”

Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ishte i pranishëm në seminarin e parë “Shqipëria e qytezave të vogla”, që përfshihet në takimet e ciklit “Eksperienca të Arkitekturës @UKZKM”, organizuar nga Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, me pjesëmarrjen e ministres së Kulturës Znj. Elva Margariti dhe Znj. Manoela Lussi, drejtore e Programit “Përfshirja e Diasporës Shqiptare për Zhvillimin Social dhe Ekonomik në Shqipëri” – IOM Albania.
“Shqipëria e qytezave të vogla” u realizua në bashkëpunim me IOM (Organizata Ndërkombëtare e Migrantëve) dhe AICS (Agjensia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim). Gjatë këtij aktiviteti u ndoq një konference dhe një ekspozitë ku u paraqitën punimet e projektit “The Diaspora as a Resource for the Knowledge, Preservation and Enhancement of the Lesser Known Cultural Sites in Albania”. Studentët e Fakultetit të Arkitekturës së Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” kishin studiuar kishat në qarkun Gjirokastër dhe pikërisht kishën e Shën Mërisë në Leusë, Shën Mërisë në Benjë dhe Shën Mërisë në Kosinë. Prefekti i qarkut z. Aliaj vlerësoi studentët e programit të Arkitekturës për punimet e tyre veçanërisht për qarkun Gjirokastër duke qenë një qark i pasur me vepra arkitektonike, monumente kulturore dhe jo vetëm.